E konfirmon agjenti: Vitor Roque kalon te Barcelona në janar - NACIONALE

E konfirmon agjenti: Vitor Roque kalon te Barcelona në janar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Agjenti i sulmuesit Vitor Roque ka konfirmuar planin se 18-vjeçari do t’i bashkohet Barcelonës në afatin e janarit.

Katalunasit nënshkruan me talentin e ri gjatë verës në një marrëveshje 52 milionë funte, por ka pasur spekulime se një gjë e tillë mund të shtyhet deri vitin tjetër shkaku i pagës së limituar.

Sidoqoftë, agjenti i lojtarit Andre Cury ka pranuar se të gjitha palët janë të përfshira për t’i qëndruar prapa planit aktual.

“Ideja jonë, e lojtarit është se t’i bashkohemi Barcelonës në afatin e janarit”.

“Me Athletico Paranaense është arritur marrëveshja gjithashtu. Ne po shikojmë ta kompletojmë këtë skenar”.

Pavarësisht besimit të agjentit, nënpresidenti i Barcelonës Eduard Romeu ka pranuar se ende ka unë që Roqeu të regjistrohet në janar.

“Regjistrimi i lojtarit është problem teknik. Kemi dy afate, një në janar dhe një në verë. Në dy vite nuk kemi dështuar dhe do të bëj çmos që ta kënaqi skuadrën teknike”.

“Nuk e di nëse Roque do të vjen ën janar. Është e qartë që të a bashkohet, duhet t’i plotësojmë kriteret e fair-playit financiar dhe për këtë duhet të zbresësh pagat ose të shesësh ndonjë lojtar”.

Ndërkohë, braziliani pritet të rikthehet brenda katër javëve pas lëndimit të fundit të pësuar.

Lajme të ngjashme