E konfirmon agjenti: Joshua Zirkzee s’po e mendon largimin nga Unitedi
Agjenti italian Vincezno Morabito thotë se Manchester Unitedi nuk po e mendon shitjen e sulmuesit Joshua Zirkzee, pavarësisht spekulimeve për një huazim te Napoli.
Zirkzee ka dështuar të impresionoi te Unitedi, duke shënuar vetëm tre gola në 21 paraqitje që kur iu bashkua në verë nga Bologna.
Sidoqoftë, ai është i pëlqyer shumë në Itali me Juventusin dhe Napolin që po shpresojnë ta marrin qysh në janar.
Sidoqoftë, Morabito është i sigurt se një marrëveshje e tillë nuk ka gjasa të ndodhë në dimër dhe që Zirkzees ende i duhet kohë për t’u adaptuar në Premierligë.
“Mund ta përjashtojë transferimin e Zirkzee te Napoli në janar. Lojtarët në këtë nivel vështirë se lëvizin kur kampionati po vazhdon”.
“Ai sapo ka arritur te Unitedi dhe vështirësitë në adaptimin taktik janë normale në këtë fazë. Në futbollin italian, kur një lojtar nuk është i mësuar në sistemin e lojës, është normale që të kenë disa vështirësi”.
“Sa për Zirkzee, Man United nuk synon ta shet, as edhe ta huazojë diku. Ata do të duhej pastaj ta zëvendësonin dhe kjo do të përfshinte një investim tjetër në skuadër”, deklaroi ai.
Ndërkohë, kontrata e Zirkzee në “Old Trafford” skadon në verën e vitit 2029. Pasi u la në stol në dy ndeshjet e fundit, ish sulmuesi i Bayern Munichut padyshim do të jetë i dëshpëruar për të gjetur vend në formacionin bazë ndaj Viktoria Plzen të enjten mbrëma.