“E kemi pirë të gjithë alkoolin”, Guardiola jep detaje mbi festën e Manchester Cityt - NACIONALE

“E kemi pirë të gjithë alkoolin”, Guardiola jep detaje mbi festën e Manchester Cityt

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola thotë se treguan pse janë kampion i Anglisë pasi arritën një barazim ndaj Brightonit vetëm 48 orë pas festës së madhe.

Tekniku spanjoll tregoi se skuadra angleze piu të gjithë alkoolin pasi u shpallen kampion i Premierligës për herë të katërt në pesë vitet e fundit.

Ndeshje fantastike. Urime për Brightonin për kualifikimin e merituar në Ligën e Evropës”.

Loja që luajtëm, 48 orë pasi kemi pirë të gjithë alkoolin në Mançester, 48 orë më vonë qëndruam dhe treguam pse jemi kampion ndaj kësaj skuadre”.

Ne treguam se çfarë duhet bërë me dhe pa top. Nuk e pashë që kemi lëshuar intensitetin dhe idetë. Ata kishin shanse, ne kishim shanse, ne shënuam gol, ata shënuan gol”.

Të dy skuadrat e donin topin, donin të bënin presion. Kualiteti që kanë, skuadër fantastike”.

Ky barazim i solli fund 12 fitoreve radhazi të Manchester Cityt, me vetëm një ndeshje në Premierligë për t’u zhvilluar.

Sidoqoftë, Man City do të përballet edhe me Man Unitedin në finalen e FA Cupit, si dhe Interin në Ligën e Kampionëve.

Man City përballet me “Djajtë e Kuq” më 3 qershor, derisa tetë ditë më vonë në Stamboll ndaj skuadrës italiane.

Lajme të ngjashme