Brightoni e siguron Ligën e Evropës pas barazimit me Man Cityn
Manchester City nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në udhëtim te Brightoni.
Ndeshja mes dy klubeve angleze ishte tejet e barabartë, me epilogun përfundimtar që rezultoi të jetë 1:1.
Man City e nisi shumë më mirë duke pasur dy raste të arta, përmes Foden dhe Haaland por që në fillim nuk arritën t'i finalizonin.
Sidoqoftë, ishte norvegjezi që asistoi për anglezin i cili realizoi nga afërsia për të kaluar mysafirët në epërsi (25').
Brighton shënoi pas gjashtë minutave lojë me anë të Karou Mitoma, mirëpo pas rishikimit të VAR-it u anulua shkaku i një prekje të topit me dorë.
Mirëpo, Brighton nuk u dorëzua duke barazuar rezultatin me anë të një eurogoli nga distanca të Julio Encisos (38').
Vendasit shënuan edhe një herë me anë të Danny Welbeck, mirëpo sërish u anulua. Këtë herë shkaku i një pozitë jashtë loje.
Brighton doli të jetë më e mirë në pjesën e dytë duke pasur disa mundësi shënimi më anë të Mitomas, Fergusonit por sërish larg finalizimit.
Man City në fakt e gjeti rrugën drejtë rrjetës me anë të Erling Haaland që shënoi me kokë, mirëpo u anulua shkaku i një faulli.
Kësisoj, Man City dhe Brightoni ndanë pikët. "Qytetarët" tani mbledhin 89 pikë derisa Brighton renditet në pozitën e gjashtë me 62 sosh dhe siguron pjesëmarrjen në Ligën e Evropës për edicionin 2023/24.