“E kam bërë të qartë se dua të luaj si 9sh”, Jesus flet për pozitën e preferuar - NACIONALE

“E kam bërë të qartë se dua të luaj si 9sh”, Jesus flet për pozitën e preferuar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Gabriel Jesus thotë se nënshkroi për Arsenalin në mënyrë që të luajë si 9sh, mirëpo tani është i lumtur të luajë kudo që dëshiron Mikel Arteta.

Edhe pse natyrisht është qendërsulmues, braziliani ka luajtur në të gjitha pozitat e mundshme në aspektin ofensivë.

26-vjeçari ka bërë pesë paraqitje si titullar në të gjitha garat, duke luajtur si qendërsulmues dy herë, anësor i majtë dy herë dhe sulmues i djathtë një herë.

Jesus tregoi se para se të kalonte te Arsenali iu kishte bërë të qartë se dëshiron të luajë si qendërsulmues por tani nuk e ka problem.

“Vlen të përmendet se kam luajtur në disa role te Arsenali. Sigurisht kur kalova nga City te Arsenal, Edu dhe Arteta biseduan me mua dhe ia u bëra të qartë se dua të luaj si numër 9. Kjo ishte ideja e Arsenalit”.

“Ky sezon ka qenë ndryshe, kemi pasur lëndime dhe në ndeshjet e fundit kam luajtur në tre pozitat. Fillimisht mendoja të thosha se dua të luaj si 9sh, por jam këtu për ta ndihmuar skuadrën”.

“Zoti më ka dhuruar këtë talent që të luaj në tre pozita, kështu preferoj të mos zgjedh”.

Pavarësisht që nuk ka shënuar aq shumë gola sa pritej, Jesus e ka ndihmuar Arsenalin të jetë i pamposhtur në Premierligë, ku renditen në pozitën e dytë në tabelë, me pikë të barabarta me Tottenhamin.

Jesus tani do të synojë t’i ndihmojë Brazilit në kuadër të kualifikuesve për Kupën e Botës 2026 ndaj Venezuelës dhe Uruguait.

Lajme të ngjashme