“E dimë rëndësinë e kësaj loje”, Inzaghi thotë se Inter synon ta sigurojë kualifikimin - NACIONALE

“E dimë rëndësinë e kësaj loje”, Inzaghi thotë se Inter synon ta sigurojë kualifikimin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Interit Simeone Inzaghi ka paralajmëruar skuadrën se duhet të jenë në formën më të mirë ndaj RB Salzburgut për ta siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.

Inter udhëton në “Red Bull Arena” të mërkurën për grupin D, ku me një fitore mund të sigurojnë kualifikimin tutje.

Skuadra italiane mposhti Salzburgun me rezultat 2:1 muajin e kaluar, por Inzaghi thotë se austriakët mund t’iu shkaktojnë probleme.

“E dimë rëndësinë e ndeshjes së ardhshme. E dimë që po përballemi me një kundërshtar që e ka dëshmuar veten në San Siro. Salzburg është skuadër fizike që vrapon shumë, me lojtarë të shkëlqyer”.

“Kemi luajtur këtu dhe e dimë sa të entuziazmuar tifozët janë. Duhet të luajmë një ndeshje ë kualitetit të Interit sepse Salzburg është skuadër që di të luajë në këso ndeshjes”.

“Janë skuadër me shumë kualitet, e mirë organizuar. Si në San Siro, prapë do të kemi vështirësi dhe duhet të jemi së bashku që t’ia dalim më së miri”.

“Na duhet teknik dhe punë fizike. Duhet të jemi në formën më të mirë sepse e dimë rëndësinë e kësaj ndeshje”.

Inter në këtë përballje është pa mbrojtësin Benjamin Pavard, derisa edhe Denzel Dumfries mund të mos startojë.

Lajme të ngjashme