E dhimbshme: Prindërit e lojtarit shqiptar dhurojnë organet e të birit pasi ndërroi jetë në spital
Prindërit e lojtarit shqiptar Lorenzo Cela kanë marrë vendimin shokues për t’i dhuruar organet e të birit, i cili ndërroi jetë në një aksident në Itali.
Cela që vlerësohej si talent me të ardhme të ndritshme ndërroi jetë në Itali, shkaku i një aksidenti me makinë kur po udhëtonte me një shok dhe nënën e tij.
Shkaku i plagëve të marra, 16-vjeçari nuk ka arritur t’i bëjë ballë plagëve e si pasojë edhe ka ndërruar jetë. Sidoqoftë, befasia më e madhe ishte vendimi i prindërve, që kanë dhuruar organet e të birit.
Klubi ku aktivizohej Cela, pra Calcio Deseczano kanë konfirmuar vdekjen e lojtarit, duke iu shprehur ngushëllime familjarëve.
“Sot Calcio Desenazano (klubi) po kalon ditën më të mërzitshme që kur është krijuar. I tërë klubi nga presidenti Roberto Maria qëndron pranë familjes së Lorenzo Celas, mesfushorit të talentuar, i cili ndërroi jetë në një aksident me makinë”.
"Si një gjest i fundit i bujarisë së madhe, prindërit ranë dakord të dhuronin organet e djalit”, njoftoi klubi.