E bujshme, Kevin de Bruyne arrin marrëveshje me Al Ittihadin - NACIONALE

E bujshme, Kevin de Bruyne arrin marrëveshje me Al Ittihadin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Manchester Cityt Kevin de Bruyne thuhet se ka arritur marrëveshje me Al Ittihadin dhe tashmë ka njoftuar klubin se dëshiron të kalojë në Arabinë Saudite.

Belgu ka vetëm edhe një vit të mbetur në kontratë, ndërsa disa herë ka pohuar se do të ishte i hapur për kalimin në Arabinë Saudite, nëse merr ndonjë ofertë të çmendur financiare.

Sipas raportimeve në Itali, kjo gjë po bëhet realitet ngase 33-vjeçari ka arritur marrëveshje personale me Al Ittihadin.

Jo vetëm kaq, por edhe bisedimet mes Man Cityt dhe gjigantit të Arabisë Saudite kanë nisur, ku pritet të caktohet çmimi përfundimtar.

Prandaj nëse gjithçka shkon sipas planit, De Bruyne ka luajtur sezonin e fundit në Premierligë, duke e fituar titullin kampion me Cityn.

Muajin e kaluar i pyetur për një kalim në Arabinë Saudite, De Bruyne tha: “Në moshën time, duhet të jesh i hapur për gjithçka. Po flet për çmime të çmendura që mund të bëhen në fundin e karrierës”.

“Nëse luaj aty për dy vite, do të fitojë vlera të jashtëzakonshme të parave. Për këto gjëra, duhet të luaja futboll për 15 vite, ndoshta as nuk do t’i fitoja”.

Lajme të ngjashme