E ardhmja e Mason Mount te Chelsea e pasigurt, anglezi refuzon ofertën e klubit - NACIONALE

E ardhmja e Mason Mount te Chelsea e pasigurt, anglezi refuzon ofertën e klubit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Chelsea mund të detyrohet të marrë vendimin për shitjen e mundshme të mesfushorit Mason Mount gjatë verës, pasi lojtari ka refuzuar ofertën e fundit nga "Blutë".

Anglezi ka edhe 18 muaj të mbetur në kontratën momentale në "Stamford Bridge" dhe bisedimet me klubin kanë ngecur, shkaku i kërkesave të larta të futbollistit.

Anglezi raportohet se dëshiron t'i ofrohet trefishimi i pagës prej 80 mijë funtesh në javë, sidoqoftë Chelsea dëshiron ta paguajë më pak se prurjet e reja.

Sipas "The Telegraph", disa pjesëtarë të Chelseas janë pesimistë mbi rinovimin e mundshëm të kontratës së Mount, gjë që mund të ndikojë ta shesin lojtarin në verë.

Duke shpenzuar vetëm 300 milionë funte në janar, akademia e Chelseas prej kah nga ardhur edhe Mount shihen si pjesë tejet e rëndësishme e të ardhmes së klubit.

"Blutë" thyen rekordin britanik në transferimin e Enzo Fernandez prej 107 milionë funte, derisa shpenzuan edhe 89 milionë funte për ukrainasin Mykhailo Mudryk.

Mount u la në stol në barazimin e Chelseas ndaj West Hamit, me Joao Felix dhe Ruben Loftus-Cheek që u kthyen në 11-shen bazë nga Graham Potter.

Investimet e fundit të Chelseas kanë ndikuar të ketë një garë të madhe për vendet titullare me Conor Gallagher, N'Golo Kante, Mateo Kovacic, Denis Zakaria dhe Carney Chukuwuemeka që janë vetëm disa nga opsionet.

Liverpool është parë si një ndër skuadrat e mundshme për nënshkrimin e Mount, edhe pse "Reds" prioritet e kanë talentin e Borussia Dortmundit, Jude Bellingham.

Mount ka zhvilluar 189 paraqitje për Chelsean që kur doli në ekipin e parë duke shënuar 33 gola për klubin. Ai ishte pjesë e skuadrës që fitoi ligën e Kampionëve, derisa edhe doli të jetë futbollisti më i mirë i klubit në këto dy sezonet e fundit.

Lajme të ngjashme