Dy talentët e deritanishëm të Kosovës thirren nga Shqipëria - NACIONALE

Dy talentët e deritanishëm të Kosovës thirren nga Shqipëria

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

Dy talentët që deri më tani përfaqësonin Kosovën në gjeneratat e reja, Adrion Pajazit e Medon Berisha, janë ftuar në Kombëtaren e shqiptare në një listë të quajtur Shqipëria U20.

Gjatë javës së fundit është raportuar gjatë gjithë kohës se Shqipëria ka arritur t’ia rrëmbejë dy nga talentët më të mëdhenj Kosovës, Berishën që luan te Lecce e Pajaziti te Fulham.

Adrion Pajaziti që paraqitet te Fulham U21, ka qenë edhe më parë pjesë e Kombëtares së Shqipërisë për gjeneratën U19 ku kishte bërë dy paraqitje, por pastaj kishte vendosur që ta përfaqësonte Kosovën U21. Për Dardanët ai bëri vetëm tre paraqitje dhe çuditërisht ndërroi sërish kombëtare, tani duke kaluar në Shqipërinë U20.

Adrion Pajaziti: Fulham's classy young midfielder who models his game on Modric - The Athletic

Ashtu si Pajaziti, udhëtim të njëjtë pati edhe Medon Berisha. Fillimisht duke u paraqitur dy herë për Shqipërinë U19, e pastaj për të kaluar te Kosova U21 dhe vetëm para pak ditësh është konfirmuar largimi sërish drejt Shqipërisë.

FOCUS]- Medon Berisha, l'attaccante travestito da centrocampista per il Lecce di Coppitelli

Në një njoftim që ka bërë faqja zyrtare e Federatës Shqiptare të Futbollit për miqësoret e ardhshme të gjeneratës U20, gjenden edhe këta dy emra.

Njoftimi i plotë nga FSHF si dhe lista e lojtarëve të ftuar për miqësoret:

Kombëtarja U-20 do të nisë të dielën grumbullimin për t’u përgatitur për dy ndeshjet miqësore ndaj Kroacisë U-20 dhe Maqedonisë së Veriut U-20. Trajneri Alban Bushi ka shpallur ndërkohë listën me emrat e 26 lojtarëve të ftuar për këto dy sfida me pjesën më të madhe të cilët aktivizohen në klube të huaja, ndërsa 9 prej tyre luajnë me klube të kampionatit shqiptar. Baza e grupit janë lojtarë që bëjnë pjesë në Kombëtaren U-21 dhe U-19, ku spikatin emra si Mario Mitaj, Adrion Pajaziti, Medon Berisha, Eljon Toçi, Marcelino Preka, etj.

Ekipi kuqezi do të grumbullohet në Durrës dhe më pas më 21 shtator do të udhëtojë drejt Kroacisë, ku do të luajë dy testet miqësore. Ky ndryshim programi erdhi pas ftesës së Federatës Kroate të Futbollit për të organizuar këto miqësore dhe pasi u ra dakord mes Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Më datë 23 shtator, Shqipëria U-20 do të luajë sfidën e parë me Maqedoninë e Veriut U-20. Kjo ndeshje do të luhet në stadiumin e Cakovecit duke nisur nga ora 16:30.

Dy ditë më pas, më datë 25 shtator në ora 16:30, po në këtë stadium do të luhet edhe testi i dytë i Shqipërisë U-20 ndaj Kroacisë U-20. Me këtë ndeshje do të mbyllet edhe grumbullimi 8-ditor i ekipit Kombëtar kuqezi me trajnerin Bushi dhe stafin e tij teknik që do të kenë mundësinë të shohin nga afër gjendjen e lojtarëve të kësaj grup-moshe si dhe të vëzhgojnë futbollistët e rinj që mund të jenë pjesë e ekipit për herë të parë. Përballjet me ekipet si Kroacia dhe Maqedonia e Veriut janë teste mjaft të vlefshme që do ta ndihmojnë shumë ekipin kuqezi të konsolidohet.

Më poshtë, edhe lista me emrat e 26 lojtarëve të ftuar për këto dy miqësore:

Afrim Tovërlani i emëruar së fundmi si trajneri i Kombëtares së Kosovës, ka komentuar dukurinë e marrjes së lojtarëve të Kosovës nga Shqipëria, duke thënë mjaftueshëm kanë marrë lojtarë nga Dardanët.

“Është e sigurt se Bushi nuk është duke bërë mirë, pasi po i fton lojtarët e Kosovës në këtë mënyrë. Besoj se mjaftueshëm ka marrë Shqipëria lojtarë nga Kosova dhe do të ishte mirë të orientohen nga futbollistët me prejardhje nga Shqipëria.”

Lajme të ngjashme