Dy pozita do t’i kushtojnë Arsenalit me titull, thotë Carragher - NACIONALE

Dy pozita do t’i kushtojnë Arsenalit me titull, thotë Carragher

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Legjenda e Liverpoolit Jamie Callagher beson se Arsenali do të dështojë ta fitojë titullin e Premierligës shkaku i problemeve të portierit dhe qendërsulmuesit.

“Topçinjtë” pësuan humbjen e parë në Premierligë këtë sezon pas golit të diskutueshëm të Anthony Gordonit.

Arsenal regjistroi vetëm një gjuajtje në portë gjatë tërë ndeshjes dhe Carragher beson se sulmi i “Topçinjve” nuk është i freskët si vitin e kaluar.

“Më duket se jam duke shikuar një ndeshje tjetër. Janë më solid në mbrojtje, por jo aq të freskët në sulm edhe pse po krijojnë më shumë shanse”.

“A ka Arsenali një qendërsulmues dhe portier që mund ta fitojë ligën? Nuk mendoj kështu. Kur shikon pozitat vitale që ua fitojnë skuadrave ligat, nuk qëndron kështu”.

“Nuk ishte aq gabim ta zëvendësonte Aaron Ramsdale, pasi Ramsdale nuk ta fiton ligën. Por, personi që erdhi nuk është i duhuri në të gjitha vendet”.

“Ardhja e Declan Rice e ka përmirësuar skuadrën, por nuk kanë lëvizur me portier. Nuk i shoh të njëjtë dhe nuk ka të bëjë vetëm me lojtarët që kanë sjellë”.

“Ky është problem i madh për Mikel Artetan. Ai bëri gabimin e njëjtë javë më parë ndaj Chelseas, shpëtoi kundër Sevillas por nuk do t’ia dalë gjithmonë”.

Në rast të fitoreve të Aston Villas dhe Liverpoolit, Arsenal do të bie në vendin e pestë në tabelën e Premierligës.

Lajme të ngjashme