Dy gola të shpejtë në derbin Spanjë - Brazil
Sulmuesi Dani Olmo ka shënuar një gol të mrekullueshëm Solo për ta dyfishuar epërsinë e Spanjës ndaj Brazilit.
Pasi mori një pasim nga Lamine Yamal, ylli i RB Leipzigut kaloi dy futbollistë dhe më pas e finalizoi për mrekulli.
Olmo arriti të bënte ‘show’ brenda zonës para goditjes precize që e la në ‘gjumë’ portierin mysafir (36’).
🚨🚨| GOAL: WHAT A GOAL BY DANI OLMO!! LAMINE YAMAL WITH THE ASSIST!!
— CentreGoals. (@centregoals) March 26, 2024
Spain 2-0 Brazil pic.twitter.com/JSFeihboHI
Megjithatë qysh në aksionin tjetër, portieri Simon bëri një gabim amator duke ia falur topin Rodrygos i cili me një parabolë e ngushtoi epërsinë (38').
‼️🚨 GOAL: Rodrygo scores!
— Wonderfully Football (@wonderfullyftbl) March 26, 2024
Spain 2-1 Brazil
pic.twitter.com/orPkkvLUfO