Dy gola për dy minuta, derbi i zjarrtë në "Emirates"
Arsenal dhe Manchester United kanë shënuar nga një gol të shpejtë në "Emirates".
Man United ishin të parët që kaluan në epërsi pavarësisht dominimit të Arsenalit për plotë 25 minuta.
Me një kundëzbritje të shpejtë, Marcus Rashford kaloi mysafirët në avantazh pas një asistimi perfekt të Christian Eriksenit.
Sidoqoftë dy minuta më vonë, Martin Odegaard e barazoi rezultatin pas një asistimi të Gabriel Martinellit (29').