Dukagjini drejt historisë, Zulfiji i shënon Europas
Dukagjini ka kaluar në epërsi pas vetëm 23 minutave lojë ndaj FC Europa.
Ishte prapë sulmuesi Iljasa Zulfiji që shënoi edhe në ndeshjen e dytë, për ta ndihmuar Dukagjinin të bëjë historinë.
E tëra nisi pasi futbollisti i Dukagjinit u faullua brenda zonës, me arbitrin që akordoi 11-metërsh - aty ku Zulfiji ishte i pagabueshëm.