“Duhet të qëndrosh”, Lewa i kërkon Araujos të mos largohet nga Barcelona - NACIONALE

“Duhet të qëndrosh”, Lewa i kërkon Araujos të mos largohet nga Barcelona

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Robert Lewandowski pas triumfit në Superkupën e Spanjës i ka kërkuar bashkëlojtarit Ronald Araujo të qëndrojë te Barcelona.

Uruguaiani thuhet se po shkon drejt kalimit te Juventusi, derisa paraqitja e parë në fanellën katalunase ishte ndaj Realit pasi Inigo Martinez u lëndua.

Në kamerat e “Movistar+”, Lewandowski u pa duke i thënë bashkëlojtarit “Ronald... Ti duhet të qëndrosh”.

“Ai po qëndron, qëndro tani. Kontratë e re”, vazhdoi polaku. Megjithatë, përgjigja e vetme e Araujos ishte “vëlla”.

“Mund ta shohësh në fundin e sezonit. Për ty është më mirë. Po luan tani, këtu luan”, vazhdoi Lewa me Araujon që iu përgjigj me një buzëqeshje të lehtë.

Kontrata aktuale e Araujos skadon në vitin 2026, kurse Barcelona i ka vendosur ultimatum që të rinovojë deri në verë ose do të shitet. Juventusi tashmë ka hapur negociatat për lojtarin, mirëpo interesim thuhet se ka shprehur edhe Arsenali.

Gjiganti blaugranas pritet të takohet këtë javë me agjentët e lojtarit për të diskutuar të ardhmen e tij.

Lajme të ngjashme