"Dua të qëndroj te Chelsea", N'Golo Kante refuzon Arsenalin dhe Barcelonën - NACIONALE

"Dua të qëndroj te Chelsea", N'Golo Kante refuzon Arsenalin dhe Barcelonën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori N'Golo Kante thotë se dëshiron të jetë pjesë e projektit emocionues të Chelseas pavarësisht spekulimeve që e lidhin me Barcelonën dhe Arsenalin.

I pyetur nëse dëshiron të jetë pjesë e këtij projekti, francezi për "Sky Sports" deklaroi: "Sigurisht. Është një projekt emocionues i klubit".

"Fatkeqësisht ky sezon nuk ka qenë aspak i standardeve të Chelseas. Por të gjithë duan të shkojnë në një rrugë, në rrugën e suksesit dhe fitimit të titujve".

"Shpresoj që klubi të luftoj sërish në këtë drejtim. Le të shohim se ku do të jem, por shpresoj se është një ndryshim për klubin, kjo është gjëja më e rëndësishme".

N'Golo Kante është pjesë e klubit londinez që nga sezoni 2016/17, një vit pasi fitoi titullin e Premierligës me Leicester Cityn duke befasuar të gjithë me paraqitjet maestrale.

Sidoqoftë, lojtari është në javët e fundit të kontratës dhe deri më tani ende s'ka arritur marrëveshje me klubin pavarësisht që diskutimet kanë nisur.

Chelsea thuhet se është në negociata të avancuara me Kanten, por situatën e këtij të fundit po e vëzhgojnë edhe dy klubet, Arsenal dhe Barcelona.

Lajme të ngjashme