"Dua të jem këtu për shumë vite" - De Gea shpreh gatishmëri për rinovimin e kontratës
Portieri David de Gea është i hapur të nënshkruajë një kontratë të re te Manchester United, me kontratën momentale që i skadon nesër.
Spanjolli kaloi në "Old Trafford" në vitin 2011 dhe është bërë një ndër lojtarët më të Unitedit duke fituar Premierligën në vitin 2013 dhe katër herë çmimin e lojtarit më të mirë të vitit në skuadër.
Megjithatë, ai është vënë nën kritika në sezonet e fundit, veçanërisht për mungesën e aftësisë së tij në top, me portierin modern që pritet të luajë nga prapa dhe të jetë rehat në posedim.
De Gea pas fitores ndaj Evertonit tha se është i hapur për rinovimin e kontratës, pasi që e sheh vetën te "Djajtë e Kuq" për shumë vite.
"Ne e kontrolluam lojën ndoshta deri në 10 minutat e fundit. Është masive për besimin tonë, duhet të shikojmë ndeshjet e radhës. Është nder për mua që jam këtu, është privilegj".
"Ishte mirë që isha në gol me skuadrën që luftoi për tre pikë. Jam shumë i fokusuar për të ndihmuar skuadrën sa më shumë që të mundem".
"Sigurisht, dua të jem këtu për shumë vite prandaj të shohim në të ardhmen. Jam shumë, shumë i lumtur këtu", deklaroi ai.

Ndërkohë, De Gea gjithashtu lavdëroi lartë Ronaldon, që atë ditë shënoi golin e 700-të në karrierë për klube.
"Ai (Ronaldo_ asnjëherë nuk ka qenë në këtë situatë, duke nisur ndeshjet nga stoli, por mënyrë si punon dhe stërvitet është e pabesueshme".
"Ai e shënoi golin e fitores dhe i ndihmoi skuadrës shumë. Nuk është e lehtë për të, por sërish ka treguar se është lojtar i mirë", deklaroi ai.
Deri me tani, thuhet se Ten Hag ka kërkuar nga Man United që të mos diskutojnë kontratat e reja pa dhënë leje ai.
Manchester United në xhiron e radhës do ta pres në shtëpi Newcastle Unitedin në Premierligë.