Dritën e pret punë e vështirë në Fadil Vokrri, i nevojitet përmbysja e rezultatit ndaj Legias së Varshavës - NACIONALE

Dritën e pret punë e vështirë në Fadil Vokrri, i nevojitet përmbysja e rezultatit ndaj Legias së Varshavës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Skuadra kosovare, Drita, sot do ta luajë ndeshjen vendimtare, ku në Prishtinë e pret Legia Varshavën, në një përballje të vlefshme për një vend në Ligë të Konferencës.

Intelektualët kanë punë të vështirë para vetes, pasi përballen me gjigantin polak, pasi u mposhtën 2:0 një javë më parë në udhëtim.

Skuadra e drejtuar nga Zekirja Ramadani pati paraqitje të mirë, por kartoni i kuq pas vetëm 30 minutave lojë e dëmtoi shumë skuadrën gjilanase, që pësoi pastaj dy gola në pjesën e dytë.

Drita, e njohur për paraqitje të mira ndaj skuadrave të mëdha, sot do të tentojë përmbysjen, ku vetëm një fitore me tre gola diferencë do ta çonte në Ligë të Konferencës, teksa dy gola i nevojitën për ta çuar ndeshjen në vazhdime.

Në rast se ndodh kjo, do të ishte hera e parë për Intelektualët që arrijnë në një nivel të tillë, teksa nga skuadrat kosovare vetëm Ballkani e ka bërë një gjë të tillë në dy sezonet e kaluara.

Përballja në Fadil Vokrri zhvillohet me fillim nga ora 20:00, ku takimi do të drejtohet nga gjyqtarët gjerman.

Daniel Schalger do të jetë kryesori, ku do të ndihmohet nga anësorët, Gittelmann e Waschitzki. Gjyqtari i katërt është Exner, ndërsa në VAR janë Muller e Rafalski.

Lajme të ngjashme