Drita synon rezultat pozitiv sonte ndaj Antwerp
Nënkampioni i Kosovës, Drita sonte do të zhvillojë sfidën e parë në kuadër të rrethit të dytë për Conference League ndaj gjigantit holandez, Royal Antwerp.
"Intelektualët" pas triumfit ndaj Inter Turkut me rezultat të përgjithshëm 3:1, do synojnë një "mrekulli" edhe ndaj Antwerp, siç ishin afër ta bënin vitin e kaluar kundër Feyenoord.
Ndeshja e parë do të zhvillohet në Holandë, më saktësisht në stadiumin "Bosuilstadion" dhe në rast të arritjes së një rezultat pozitiv, atëherë klubi i madh kosovar do ta kishte më të lehtë avancimin në rrethin e tretë kualifikues.
Para ndeshjes ndaj gjigantit holandez, dje në konferencë për media foli edhe trajneri i Dritës, Aridan Nuhiu që nënvizoi se fuqia e kundërshtarit do t'i motivojë.
"Do të jetë një ndeshje e fortë kundër një kundërshtari shumë serioz, stabil dhe me një projekt serioz. Kemi analizuar aq sa kemi mundur kundërshtarin nën udheheqjen e trajnerit të tanishëm. Ata luajnë futboll të bukur, skuadër kompakte dhe gjithashtu me individ cilësor”.
“Projekti që ata kanë, stabiliteti skuadrës, tradita e tyre dhe forca që ata kanë, do të jetë motiv për ne. Një mundësi e artë për futbollistët e mi për t’u përballur me një ekip të fortë dhe për të treguar vlerat tona. Është sportive të besojmë dhe të provojmë të bëjmë gjëra të mëdha", nënvizoi Nuhiu.
Ndërkohë, edhe kapiteni i Dritës, Ardian Limani thotë se do jetë sfidë e vështirë, mirëpo që kanë ardhur me vetbesim të plotë se do të marrin rezultat pozitiv.
"Na pret një ndeshje shumë e vështirë nesër, por ne kemi ardhur këtu me vetbesim të plotë se mund të marrim rezultat të mirë. Duhet të jemi të kujdesshëm në çdo aspekt të ndeshjes, sepse në këtë nivel nuk falen gabimet”.
“Jemi shumë të motivuar për të zhvilluar ndeshje të madhe nesër dhe kemi besim që do ti shfrytëzojmë mundësit tona që do të na paraqiten në ndeshje. Kemi dy ndeshje dhe nëse nesër marrim rezultat të mirë, në Prishtinë do të jetë ndeshje e zjarrtë sepse do t’i kemi Intelektualët pas vetës, por fokusin e kemi së pari tek ndeshja e parë. Shpresoj që do të na ec gjithçka siç e kemi planifikuar”, u shpreh mbrojtësi ditën e mërkurë.
Nga ana tjetër, çuditërisht si përballje e pa edhe tranjeri vendas, Von Bommel duke deklaruar se e njeh Dritën, mirëpo përballja nuk do të jetë aspak e lehtë.
"E njoh Dritën, po”, tha fillimisht duke buzëqeshur.
“Ata luajtën kundër Feyenoord vitin e kaluar për Conference League. Kjo ishte shumë e lehtë për t'u menduar në Holandë. ‘Ah, Drita nga Kosova, Feyenoord duhet ta kalojë këtë në asnjë moment’. Epo, ky ishte një avantazh”.
"Le të shpresojmë se do të kalojmë dhe pastaj do të ecim të njëjtën rrugë si Feyenoord. Por kjo nuk do të jetë e lehtë".
Për fund, rikujtojmë se ndeshja do të nis në ora 19:00.
