Drita shijon fitoren e parë këtë sezon duke mposhtur Dukagjinin, Llapi ndalet nga Trepça '89 - NACIONALE

Drita shijon fitoren e parë këtë sezon duke mposhtur Dukagjinin, Llapi ndalet nga Trepça '89

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Drita ka arkëtuar pikët e plota si vendas i Dukagjinit, derisa Llapi në shtëpi është ndalur nga Trepça ’89, ndeshjet e vetme të zhvilluara ditën e shtunë për xhiron e dytë në Superligën e Kosovës.

Nënkampioni i Kosovës pasi u ndal në një barazim nga Trepça ’89 xhiron e kaluar, ka arkëtuar pikët e plota si vendas i Dukagjinit duke e mposhtur me rezultat minimal 1:0.

Sfida ishte tejet interesante me skuadrën e Ardian Nuhiut që kishte rastet më të mira gjatë tërë ndeshjes.

Pjesa e parë përfundoi ashtu siç nisi pasi asnjëra skuadër nuk i konkretizuan rastet e shumta. Drita rrezikoi disa herë përmes Simonovskit dhe anësoreve, derisa Dukagjini provoi me anë të kundërzbritjeve që gjithashtu rezultuan të pasuksesshme.

Mirëpo, në pjesën e dytë, Drita zhvillojë lojë më të qetë dhe golin e gjeti përmes qendërsulmuesit Marko Simonovski që shënoi me kokë pas një harkimi të bukur (58’).

Pas golit të pësuar, skuadra e drejtuar nga Armend Dallku u provua të krijonte më shumë aksione, por posedimin vazhdonin ta kishin vendasit.

Almir Kryeziu rrezikoi portën me një goditje nga një kënd i vështirë, por që gjuajtja e tij përfundoi mbi portë.

Kështu, Drita arkëton pikët e plota për herë të parë këtë edicion duke u ngritur në pozitën e dytë në tabelë me katër pikë, derisa Dukagjini qëndron në fund pa pikë.

Në sfidën tjetër, Llapi nuk ka arritur më shumë se një pikë në “Zahir Pajaziti” duke barazuar 2:2 me skuadrën mitrovicase Trepça ’89.

Ishte mesfushori Adem Maliqi që gjeti rrugën drejtë rrjetës me një goditje të bukur (25’), për t'i dhënë avantazhin Llapi.

Trepça '89 pastaj arriti ta përmbys rezultatin me anë të dy golave nga Albion Pllana, por para fundit të ndeshjes një autogol i Rexhës bëri që Llapi të marrë një pikë.

Pas këtij barazimi, Llapi renditet e dyta në tabelë me katër pikë, derisa Trepça ’89 renditët në pozitën e pestë me dy sosh.

Kujtojmë, se nesër do të zhvillohen edhe tre sfida tjera në Superligën e Kosovës:

Ferizaj - Prishtina

Gjilani - Malisheva

Ballkani - Drenica

Të gjitha takimet nisin në ora 17:00, përpos Ballkanit dhe Drenicës që do të zhvillohet me fillim nga ora 20:00.

Lajme të ngjashme