Drita prezanton fanellat e reja për sezonin 2024/25
Nënkampioni i Kosovës FC Drita ka prezantuar fanellat e reja për edicionin e ri 2024/25.
“Intelektualët” po përgatiten për edicionin e ri, ku do ta synojnë titullin kampion, por fillimisht prioritet e kanë të arrijnë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.
Përmes një video të bukur, Drita ka informuar tifozët se si do të duken fanellat për sezonin 2024/25.
“Ju prezantojmë fanellat e reja për sezonën 2024-2025.
Emblema e klubit përfaqëson historinë dhe traditën e pasur të FC Drita”, thuhet ndër të tjera në mbishkrim.