Drita përforcohet me Egzon Bejtullain
Drita ka kompletuar transferimin e qendërmbrojtësit Egzon Bejtullai.
“Bardhëkaltërit” janë në garë për titull dhe po vazhdojnë ta përforcojnë skuadrën, me 30-vjeçarin që është prurja më e fundit.
Bejtullai e njeh mjaftë mirë Superligën e Kosovës pasi së fundmi ishte lojtar i rivalit lokal, Gjilani, me të cilët i skadoi kontrata dhe vendosi t’i bashkohet Dritës.
Përmes një komunikate zyrtare, Drita njoftoi se Bejtullai ka nënshkruar kontratë për dy vite.
“Bardhë e kaltër është edhe Egzon Bejtullai
Kemi knaqësin të ju njoftojmë që kemi arritur marrëveshje për transferimin e Egzon Bejtullait në radhët tona.
Egzoni sot i është bashkuar ekipit në Antalya të Turqis ku është pritur nga drejtori sportiv z. Valon Zymberi i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe shumë suksese së bashku.
Egzoni ka nënshkruar marrëveshje me klubin për dy vite e gjysëm dhe do të jetë me ne deri në qershor të 2026”, shkruhet në komunikatë.
Ndërkohë, si Drita ashtu edhe Llapi kanë gjashtë pikë më pak se lideri Ballkani.