Drita pa mëshirë për Gjilanin, Prishtina e gjunjëzon Malishevën - NACIONALE

Drita pa mëshirë për Gjilanin, Prishtina e gjunjëzon Malishevën

1 vit më parë

nga Vivianit Gërguri

Sot në Superligën e Kosovës janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së shtatë, njëra nga to ishte derbi i Anamoravës, ku Drita e mposhti me rezultat 4:1 Gjilanin, ndërsa Prishtina në Lipjan e mposhti Malishevën 4:2.

Drita – Gjilani

Derbi i Anamoravës si gjithnjë prodhon atmosferë, por kësaj radhe ishte më e zymtë pasi nuk kishte shikues, teksa në mëngjes ndodhi një ngjarje shumë e pahijshme, ku u djeg një pjesë e vogël e fushës te goli ishte djegur, e që e vuri në dyshim zhvillimin e ndeshjes përkohësisht, por që gjithçka arriti që të zgjidhej dhe ndeshja u luajt.

Drita e dominoi tërësisht Gjilanin në pjesën e parë, duke bërë kështu që të krijonte një epërsi prej tre golave që në pjesën e parë, teksa në pjesën e dytë të dy skuadrat shënuan edhe nga njëherë për rezultatin 4:1.

Ndeshjen fillimisht më mirë e nisi Gjilani me rastin e parë të rrezikshëm për gol nga Albert Dabiqaj, por goditja e tij u ndal nga Faton Maloku dhe që nga atëherë vetëm një skuadër u pa në fushë, ajo e Dritës.

Golin e parë të takimit e shënoi Blend Baftiu për 1:0 në minutën e 37-të, duke kaluar Dritën në epërsi.

Intelektualët arritën të shënon dy gola të shpejtë në fund të pjesës së parë me anë të Marko Simonovskit.

Fillimisht shënoi në minutën e 45-të për 2:0, ku goli kaloi në një shqyrtim të gjatë nga VAR, por goli qëndroi.

Pastaj në minutën e shtatë të shtesës, përsëri sulmuesi maqedonas shënoi lehtësisht për 3:0, për rezultatin final të pjesës së parë.

Gjilani u mundua të bënte diçka në pjesën e dytë, por më shumë se një gol ishte e pamundur të shënohej ndaj skuadrës së Ardian Nuhiut.

Fillimisht në pjesën e dytë shënoi Drita për 4:0 në minutën e 69-të ku Simunovski kompletoi hettrickun e tij.

Ndërsa golin e nderit për Skifterët e shënoi Baton Zabërgja pas dy tentimeve, në minutën e 79-të.

Kështu, me rezultat 4:1 përfundoi ndeshja dhe Drita merr primatin e tabelës, aq sa ka edhe Gjilani por që në Superligë shikohen ndeshjet e ndërsjella.

Prishtina – Malisheva

Skuadrat e renditura në pozitat katër dhe pesë respektivisht, sot në Sami Kelmendi në Lipjan u përballen, që njëra prej tyre të krijonin një distancë në pikë.

Prishtina me këtë fitore tani shkon në kuotën e 11 pikëve, teksa Malisheva mbetet me shtatë pikë.

Ndeshja u luajt në Lipjan si shkak i dënimit nga FFK-ja për Prishtinën që bëri organizim të dobët për ndeshjen Prishtina – Ballkani në Fadil Vokrri.

Kryeqytetasit u treguan të shpejtë duke hapur llogarinë që në minutën e parë të ndeshjes me anë të Mendurim Hotit, teksa i asistoi Endrit Krasniqi.

Për 2:0, shënoi Kreshnik Uka në minutën e 27-të të takimit pas asistimit të Marclei Santos.

Endrit Krasniqi pas asistimit në golin e parë, i erdhi radha të shënoi, ku në minutën e 34-të shënoi nga pika e bardhë për 3:0.

Malisheva arriti të shënojë një gol për ta ngushtuar sado pak rezultatin, ku në minutën e 39-të shënoi Alban Shillova nga penalltia për 3:1.

Prishtina shënoi edhe një gol tjetër në pjesën e parë, kësaj radhe me mesfushorin e ardhur nga Ballkani, Kushtrim Gashi, i cili shënoi me kokë pas harkimit nga Endrit Krasniqi. Ky gol erdhi pak para fishkëllimës së gjyqtarit për përmbylljen e pjesës së parë, për rezultatin 4:1.

Në pjesën e dytë u shënua vetëm një gol, dhe atë e shënoi Malisheva për 4:2 në minutën e 85-të me anë të Fiton Hajdarit.

Prishtina tani gjendet në pozitën e tretë në tabelë pas skuadrave nga Gjilani, me 11 pikë të grumbulluara nga gjashtë ndeshje, teksa Malisheva të paktën deri nesër mbetët në pozitën e pestë.

Rënditja

Lajme të ngjashme