Drita – Gjilani do të zhvillohet edhe pse fusha u dëmtua nga zjarri - NACIONALE

Drita – Gjilani do të zhvillohet edhe pse fusha u dëmtua nga zjarri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Derbi i Anamoravës ndërmjet Dritës e Gjilanit ashtu siç ishte paraparë do të zhvillohet sot me fillim nga ora 15:00. Kjo ndeshje ishte në dyshim pas një raportimi se stadiumi i qytetit me bari sintetik ishte djegur në disa pjesë, por që dy skuadrat e kanë komunikuar me publikun do të luhet, njëra me një njoftim e tjetra është mjaftuar me informatat rreth ndeshjes.

Ende nuk dihet se kush e shkaktoi një dëmtim të fushës por e gjitha çfarë dihet se klubet u informuan vetëm me arritjen e tyre në stadium për të bërë përgatitjet e nevojshme, me ç’ rast vërejtën se bari sintetik ishe i dëmtuar në pjesë të madhe te goli me anë të zjarrit.

Drita llogaritet si vendase në këtë ndeshje dhe i takon të merret me pjesën organizative, ku me rastin në fjalë ka njoftuar organet e rendit si dhe Federatën e Futbollit të Kosovës.

Kampioni i trefishtë i Kosovës me anë të një postimi në Facebook ka njoftuar se po merren me riparimin e fushës, ku në ndihmë i ka dalë edhe FFK-ja, me të cilin rast kanë falënderuar organin më të lartë të futbollit për ndihmën, edhe pse raportet mes këtyre dyjave në kohët e fundit nuk kanë qenë aq të mira.

Njoftimi i Dritës në Facebook

MATCHDAY

Pas raportimeve se zhvillimi i ndeshjes së sotme është në pikëpyetje, ju njoftojmë se ndeshja do të zhvillohet ashtu siç është planifikuar.

Pjesa e dëmtuar e fushës do të riparohet falë ndihmës së FFK-së, e cila me t'u njoftuar ka dërguar një ekip për riparimin e pjesës së dëmtuar.

Klubi ynë, FC DRITA falënderon FFK-në për gadishmërinë dhe ndihmën e ofruar.

FC DRITA

Teksa në anën tjetër, Gjilani si mysafire në këtë ndeshje ka publikuar foton me informacionin se ndeshja do të luhet e bashkangjitur me lojtarin më në formë të tyre, sulmuesin Solomon.

Kjo ndeshje do të luhet pa prezencën e tifozëve, për shkak se fusha nuk ka nivelin adekuat të sigurisë.

Drita kishte kërkuar që së paku të jenë prezentë fëmijët e shkollave, por Policia e Kosovës ka refuzuar edhe këtë kërkesë për shkaqe sigurie.

Ndeshja mes Dritës e Gjilanit që zhvillohet sot, do të jetë e 41-ta në kampionat, teksa në 40 ndeshjet e zhvilluara Intelektualët prijnë me 14 fitore aq sa ka edhe barazime, teksa Skifterët kanë 12 fitore.

Kujtojmë se Drita është kampione e trefishtë, ndërsa Gjilani ende nuk ka arritur të shpallet kampion në elitën e futbollit kosovar.

*Fotoja nga stadiumi është marrë nga Telegrafi

Lajme të ngjashme