"Drita nuk bëri asgjë" - Batatina fajëson lojtarët për humbjen e radhës - NACIONALE

"Drita nuk bëri asgjë" - Batatina fajëson lojtarët për humbjen e radhës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Tahir Batatina ka kritikuar futbollistët pas humbjes të Llapit ndaj Dritës.

Pavarësisht që ditë më parë e kritikoi Alkis Vavalis duke thënë se tekniku grek ka ardhur vetëm sa për përvojë, tani pësuan humbje në shtëpi me rezultat 0:2.

I pyetur se cili ishte problemi që rezultoi në këtë epilog, Batatina deklaroi se lojtarët ia kanë mundësuar Dritën fitores me klubin gjilanas që nuk ka bërë asgjë.

"Kishim disa mungesa dhe ra loja. Drita nuk bëri asgjë, por ne ia mundësuam fitoren pasi nuk shënuam nga penalltia. Lojtarët kryesorë na munguan, por ishte pika jonë e dobët".

"Ne nuk ishim efikas në finalizim, Kurtaj (Albion) nuk i bëri krosimet si duhet dhe kur nuk arrin të shënosh është vështirë ta fitosh ndeshjen. Drita u mbrojt me të gjitha forcat që të mos barazohet rezultati", nënvizoi tekniku llapjan.

Tani Llapi seriozisht rrezikon të mbetet jashtë Evropës pasi është nëntë pikë prapa Gjilanit që zë pozitën e tretë.

Batatina dhe llapjanët duhet të luten që Gjilani ta fitojë Kupën e Kosovës në mënyrë që të garojnë me Prishtinën për pozitën e tretë që të shpie në garë për kualifikimin në Ligën e Konferencës.

Lajme të ngjashme