Drita fiton ndaj Malishevës, Gjilani barazon me Dukagjinin, Feronikeli 74 e ‘shkatërron’ Fushë Kosovën - NACIONALE

Drita fiton ndaj Malishevës, Gjilani barazon me Dukagjinin, Feronikeli 74 e ‘shkatërron’ Fushë Kosovën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Janë zhvilluar tre ndeshjet e para të javës së nëntë të Superligës së Kosovës, aty ku Drita ka fituar me rezultat 3:1 ndaj Malishevës, Gjilani ka barazuar 1:1 me Dukagjinin, ndërsa në duelin e skuadrave të sapopromovuara mes Feronikelit 74 dhe Fushë Kosovës ka përfunduar me fitoren e të parëve me rezultat 3:0.

Malisheva – Drita

Nënkampioni i Kosovës, Drita, e filloi takimin shumë mirë, duke shënuar vetëm pas shtatë minutave lojë, kur Astrit Thaqi shënoi gol, por pas një rishikimi të gjatë goli u anulua nga VAR për pozitë jashtë loje.

‘Intelektualët’ nuk u zmbrapsen dhe kështu gjeten golin dy herë brenda pjesës së parë.

Fillimisht për 1:0 u shënua autogol nga Kryeziu, për të kaluar Drita në epërsi 1:0, ndërsa për dyfishimin e epërsisë shënoi Besnik Krasniqi. Pra 2:0 përfundoi pjesa e parë e takimit.

Në pjesën e dytë u shënua nga një gol për skuadër. Ishte Elom Eyavedji që shënoi për vendasit për të ngushtuar rezultatin në 2:1, ndërsa Muharrem Jashari krejtësisht në fund e vulosi takimin me rezultatin përfundimtar 3:1.

Drita me këtë fitore shkon në pozitën e dytë në tabelë, vetëm pas Ballkanit, ndërsa Malisheva përkohësisht në vendin e katërt.

Gjilani – Dukagjini

Takimi në stadiumin me bari sintetik në Gjilan mes Gjilanit e Dukagjinit përfundoi me barazim 1:1.

Ishte Bujar Shabani që shënoi për mysafirët në minutën e 30-të për rezultatin 1:0, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në 45 minutat e dyta Gjilani ishte paska më e rrezikshme, kështu duke arritur ta barazoj rezultatin. Golin e shënoi Kushtrim Shabani në minutën e 60-të, për rezultatin përfundimtar 1:1.

Dukagjini ka pozitën e shtatë pas këtij barazimi, ndërsa Gjilani një vend më poshtë.

Feronikeli 74 – Fushë Kosova

Dueli mes dy skuadrave që u promovuan këtë sezon në Superligë, përfundoi me fitore të thellë për Feronikelin 74.

Në pjesën e parë të takimit u shënua vetëm një gol. Ishte Ibrahim Cërvadiku që shënoi në minutën e fundit të kësaj pjese për 1:0.

Në 45 minutat e dyta u shënuan edhe dy gola. Fillimisht për 2:0 shënoi Jakup Berisha për 2:0 në minutën e 65-të, ndërsa për rezultatin përfundimtar 3:0 shënoi Florent Avdyli në minutën e 68-të.

Feronikeli 74 me këtë fitore grumbullon 10 pikë në vendin e gjashtë, ndërsa Fushë Kosova në pozitën e fundit me vetëm dy pikë në tetë ndeshje të zhvilluara.

Lajme të ngjashme