Drita fiton lehtësisht përballë Llapit, Malisheva merr pikët e plota në udhëtim te Trepça 89 - NACIONALE

Drita fiton lehtësisht përballë Llapit, Malisheva merr pikët e plota në udhëtim te Trepça 89

4 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Sot janë zhvilluar dy takime të javës së pestë në Superligën e Kosovës, aty ku Drita triumfoi si vendase ndaj Llapit me rezultat 4:0, ndërsa Malisheva arriti një fitore të vlefshme si mysafire e Trepçës 89 me rezultat 3:2.

Drita – Llapi

Të dy skuadrat hynë në këtë ndeshje me pikë të barabarta në tabelë, pesë respektivisht, ndonëse Llapi kishte një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Drita ishte më e mirë gjatë gjithë takimit, andaj fitorja nuk ishte rastësi.

Hesapet për gjilanasit i hapit Besnik Krasniqi nga pika e penalltisë në minutën e 10-të të takimit.

Edhe pse shënoi golin e epërsisë, Drita nuk u ndal duke kërkuar sërish golin. Në minutën e 24-të të takimit rrezikoi Simonovski, por topi goditi shtyllën dhe rezultati mbeti ai i minutës së 10-të, pra 1:0.

Një minutë më vonë, Llapi shkaktoi sërish penallti. Ilir Avdyli ndërhyri te Krasniqi dhe gjyqtari i takimit akordoi 11-metërsh. Sërish i saktë ishte Besnik Krasniqi, për dyfishimin e epërsisë në 2:0.

Kur po zhvillohej minuta e 36-të e takimit, ishte Kastriot Selmani, ish-lojtari i Llapit, që rrezikoi portën sërish për Dritën, por goditja e tij u ndal nga shtylla pingule.

Progni kishte një tentim shënimi për Llapin në minutën e 40-të, por ai ishte në pozitë jashtë loje edhe pse goditja e tij nuk përfundoi në gol.

Drita shënoi sërish gol, kësaj radhe me anë të Almir Kryeziut në minutat shtesë, pas një depërtimi në krahun e majtë, ai u kujdes vet të shënonte për 3:0.

Simunovski u kujdes për golin e katërt të gjilanasve në pjesën e dytë në minutën e 57-të, kështu duke ia shkaktuar skuadrës së Batatinës një humbje të hidhur.

Trepça 89 – Malisheva

Malisheva arriti një fitore të vështirë në udhëtim në Mitrovicë te Trepça 89, në duelin e skuadrave që gjendeshin në fundin e tabelës pas tre ndeshjeve të zhvilluara.

Me këtë fitore, malishevasit e arritën fitoren e dytë në këtë sezon të ri, pas asaj ndaj Ferizajt, ndërsa mitrovicasit mbesin ende pa asnjë fitore nga katër takimet e zhvilluara.

Ishte Medin Bajrami ai që golin e parë të këtij takimi në minutën e 25-të të takimit, pas një asistimi të Yoan Olivier.

Rezultatin e barazoi Christian Mba në minutën e 42-të, dhe kështu u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Malisheva shënoi edhe dy herë, kështu duke ia siguruar vetës një fitore në udhtëtim.

Të dy golat i shënoi Alush Gavazaj, fillimisht për 2:1 në minutën e 56-të, pastaj edhe në minutën e 69-të për rezultatin 3:1.

Mitrovicasit arritën ta ngushtonin epërsinë në 3:2, në minutat e fundit të takimit me anë të Dushit, dhe ky ishte rezultati përfundimtar i takimit.

Lajme të ngjashme