Drita e fiton derbin ndaj Ballkanit - NACIONALE

Drita e fiton derbin ndaj Ballkanit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drita ka shënuar fitore të rëndësishme në derbin ndaj Ballkanit, në kuadër të ndeshjes që s’u zhvillua në xhiron e tretë në Superligën e Kosovës.

“Intelektualët” triumfuan me rezultat të ngushtë 2:1, sfidë që ishte e hapur nga minuta e parë.

Ballkani e nisi fuqishëm, duke kaluar në epërsi pas vetëm pesë minutave lojë me Bajram Jashanicën, që realizoi me kokë

Megjithatë, pas një aksioi të shpejtë, Blend Baftiu realizoi me kokë nga afërsia për ta barazuar rezultatin (27’).

Drita vazhdoi të rrrezikonte dhe e përmbysi epërsinë me Blerim Krasniqin, që realizoi një supergol me një goditje të fuqishme jashtë zonës (44’).

Pjesa e dytë në fakt rezultoi të jetë më e qetë, të dy skuadrat kishin raste shënimi por s’i finalizuan.

Ballkani mbetet lider në tabelë me 39 pikë si dhe një ndeshje më pak të zhvilluar ndaj Gjilanit, derisa Drita renditet në pozitën e tretë me 34 sosh.

Lajme të ngjashme