Drilon Hajrizi pritet të mungojë për një kohë të pacaktuar në basketbollin kosovar, po përballet me infeksion - NACIONALE

Drilon Hajrizi pritet të mungojë për një kohë të pacaktuar në basketbollin kosovar, po përballet me infeksion

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Një nga basketbollistët më të mirë ndonjëherë të Kosovës, Drilon Hajrizi, po përballet me një infeksion, i cili siç raportohet do ta lë atë jashtë fushave të basketit për një kohë të pacaktuar.

Hajrizi ishte njëri nga më meritorët pse Trepça fitoi çdo gjë sezonin që lamë pas, teksa me paraqitjet e tij ka forcuar bindjen që është nga më të mirët e të gjitha kohërave në basketbollin kosovar.

Ai do të jetë edhe kapiten i skuadrës në sezonin e ri, kurdo që të kthehet në fushë, pasi kështu janë pajtuar me kryesinë në një marrëveshje të re me përfundimin e sezonit të kaluar.

Driloni nuk ka udhëtuar me skuadrën në Podgoricë për përgatitje, pasi është duke u rikuperuar nga infeksioni që e sulmoi atë, ku u tha se ishte mjaft serioz.

Gjendja e tij siç u raportua gjatë ditës është duke u përmirësuar, por që sërish ai pritet të mungojë për disa kohë për mitrovicasit dhe Kombëtaren e Kosovës, teksa paraqitja në Superkupën e Kosovës pothuajse është e pamundur për të.

Superkupa e Kosovës do të organizohet në Prizren në palestrën Sezai Surroi nga 7 deri më 11 shtator.

Ndeshjet çerekfinale të Superkupës:

Trepça - Bora;

Peja - Proton Cable Prizreni;

Golden Eagle Ylli - Bashkimi;

Sigal Prishtina - Vëllaznimi.

Lajme të ngjashme