Dren Gashi konfirmon kalimin te Feronikeli, tregon çka e dallon Superligën e Kosovës nga Kampionati shqiptar - NACIONALE

Dren Gashi konfirmon kalimin te Feronikeli, tregon çka e dallon Superligën e Kosovës nga Kampionati shqiptar

1 vit më parë

nga Edonis Bytyqi

Mesfushori i njohur kosovar, Dren Gashi në një bisedë për gazetën Nacionale ka konfirmuar kalimin te klubi futbollistik Feronikeli pasi i përfundoi kontrata me Dukagjinin.

Gashi iu bashkua Dukagjinit në gjysmë stinorin e dytë të edicionit të kaluar, duke iu ndihmuar që të sigurojnë ‘mbijetesën’, por që pastaj nuk e vazhduan bashkëpunimin.

Në një bisedë për Nacionalen, 28-vjeçari e vlerësoi si sezon shumë të vështirë, por falë punës së madhe ia arritën qëllimit.

Dukagjini mund të them që ishte një sezon mjaftë i vështirë duke marrë parasysh se unë u afrova tek ekipi pikërisht në gjysmë sezonin e dytë, kur ishte ekipi më në nevojë të pikëve”.

Punuam maksimalisht që të përgatitemi dhe në fund ia dolëm e sidomos në periudhën e fundit, 15 ndeshjet e fundit me vetëm një humbje kurse tjerat me rezultat pozitiv”.

I pyetur për largimin nga Dukagjini, Gashi bëri me dije se e tëra ishte pasi nuk gjetën “gjuhën e përbashkët”.

Arsyeja e largimit tim nga Dukagjini ishte mjaftë e qartë, ne nuk arritëm marrëveshje dhe e mbyllëm bashkëpunimin”.

Tutje, ai shkurtimisht konfirmoi kalimin te KF Feronikeli, skuadër kjo që synon rikthimin në elitë, derisa tregoi edhe për ofertat nga Shqipëria.

Po, është e vërtetë që kam kaluar te Feronikeli. Oferta kam pasur edhe në Shqipëri, më vjen mirë që emri im është futur në tregun e Shqipërisë, pasi që kemi pasur sukses mjaftë të mirë te skuadra e Egnatisë, ku arritëm të futemi në Superligë”.

Në fund, Gashi tregoi se dallimi mes dy kampionatëve është te fushat e gjelbërta pasi ato në Shqipëri janë më të mira se në Kosovë.

Dallimi mund të them është që në Shqipëri, cilësia e futbollit ndryshon pikërisht nga fushat e blerta që janë më të mira se në Kosovë. Shpresoj që edhe ne këtu t’i kemi stadiumet poashtu si në Shqipëri, flas edhe për skuadrat që janë në Ligën e Parë jo vetëm në Superligë”, nënvizoi Gashi.

Lajme të ngjashme