Drejtori i PSG: Zërat se Mbappe dëshironte që Neymar të shitej ishin lajme të rreme - NACIONALE

Drejtori i PSG: Zërat se Mbappe dëshironte që Neymar të shitej ishin lajme të rreme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i PSG, Luis Campos, ka folur rreth spekulimeve të shumta që kanë qarkulluar gjatë verës në lidhje me të ardhmen e Neymarit.

Sulmuesi brazilian ishte në qendër të vëmendjes nga shtypi francez gjatë muajve të kaluar, pasi përflitej një largim i mundshëm nga parisienët.

Sidoqoftë, vetë drejtori i PSG, Luis Campos, në një intervistë dhënë gjatë mbrëmjes për “Rothen s’enflamme”, theksoi se asgjë nuk kishte të vërtetë në lidhje me artikujt e ndryshëm që botoheshin rreth të ardhmes së yllit brazilian. “Neymar asnjëherë s’ka qenë afër që të largohej nga PSG”, theksoi ai.

Neymar gjatë sezonit të kaluar ishte subjekt i kritikave të shumta që vinin qoftë nga shtypi, ashtu edhe nga tifozët e PSG – e ku në epiqendër ishte mungesa e angazhimit siç gjykohej në syrin e tyre.

Neymar pjesë e projektit të PSG

Pluhur i madh u ngrit gjatë tërë muajve paraprakë, por drejtori i PSG, Luis Campos, priti fillimin e sezonit që t’i sqarojë të gjitha.

“Zërat që qarkulluan gjatë verës rreth Neymarit ishin tërësisht të pavërteta. Ndër të tjera, lajmet se Mbappe dëshironte që Neymar që të shitej ishte një tjetër e pavërtetë e madhe”
, tregoi ai.

Për hir të vërtetës ishte vetë trajneri aktual i PSG, Galtier, ai që pati ngurruar gjatë fillimit të verës të theksojë nëse Neymar do të ishte në qendër të projektit të ri të PSG. Në çdo rast, edhe për këtë çështje drejtori i PSG dha një përgjigje koncize. “Neymar është 100% pjesë e projektit tonë”, deklaroi ai.

Pse u shtuan aludimet për një largim të Neymarit?

Spekulimet rreth Neymarit nëse do të qëndronte te PSG morën formë akoma më shumë pas disa zënkave që ndodhën mes tij dhe Mbappes në fillim të këtij sezonit.

Ishte vetë agjencia prestigjioze e lajmeve, “Goal”, ajo cila kishte bërë një shkrim në lidhje me shkarjen që kishte pësuar raporti i dy sulmuesve.

Ishte folur për tension në kamp përpara se gjërat të arrinin pikën e vlimit në një përplasje të Ligue 1 midis PSG-së dhe Montpellier më 13 gusht 2022.

Në minutën e 21-të të asaj ndeshje, fituesi i Kupës së Botës Mbappe goditi nga pika e penalltisë, por ai dështoi të shënoi pasi Jonas Omlin e priti gjuajtjen e francezit.

PSG-së iu dha një tjetër penallti disa minuta më vonë, me Neymar që këtë herë që vendosi të merrte topin dhe të godiste vet.

Mbappe, pavarësisht humbjes së tij të mëparshme, ishte dukshëm i mërzitur që iu morën penalltitë dhe shkoi aq larg sa i tregoi ankesat e tij në veshin e Neymar para se braziliani ta largonte me dorë dhe të gjente golin.

Pati edhe një incident gjatë lojës, sulmuesi francez u anashkalua nga Vitinha me Mbappen që ndaloi vrapimin dhe ngriti duart në ajër.

Lajme të ngjashme