Drejtori i Napolit për Ronaldon: Synimi ynë janë lojtarët e rinj
Drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli, ka thënë e synimi i klubit napolitan gjithmonë ka qenë të afrojë lojtarë të rinj në moshë për ta krijuar një skuadër të re, pas thashethemeve se ishte në bisedime me Cristiano Ronaldon.
Ronaldo ishte i vendosur për t’u larguar nga Manchester Unitedi në verë, por ai nuk qe në gjendje ta gjejë një skuadër që ishte e gatshëm t’i ofronte futboll në Ligën e Kampionëve dhe përfundimisht ngeli në Old Trafford.
Raportohej se Napoli e ëndërronte Ronaldon dhe se menaxheri Jorge Mendes ia kishte ofruar portugezin klubit napolitan.
Por duke folur të premten për mediat italiane, Giuntoli e përsëriti se Ronaldo nuk ka qenë asnjëherë synimi i Napolit.
Ai tha se klubi ka dashur të përforcohej me lojtarë të rinj në moshë, si Khvicha Kvaratskhelia, i cili është duke shkëlqyer këtë sezon, pasi iu bashkua Napolit në verë për vetëm 10 milionë euro.
“Gjatë kohës të transferimit të lojtarëve shtiremi sikur flasim me të gjithë dhe nganjëherë njëmend veprojmë ashtu. Mirëpo ne dëshironim të investonim në një skuadër të re”, tha Giuntoli kur u pyet për Ronaldon.
Pse e kërkoi largimin Ronaldo?
E ardhmja e Ronaldos në Unitedi ishte shumë e paqartë gjatë gjithë verës, pasi ai e shprehu dëshirën për t’u larguar nga Unitedi para fillimit të sezonit 2022/23.
Ronaldo nuk iu bashkua klubit në turnetë përgatitor për sezonin e ri, për siç thuhej çështje personale, por ai ndërkohë priste që menaxheri i vet Mendes t’ia gjente një klub të ri.
Ishte përfolur se Ronaldo i ishte vetëofruar klubeve si Chelsea, Atletico Madrid, Paris Saint-Germain, Bayern Munich, Real Madrid dhe Inter, në përpjekje për ta gjetur një klub që luan në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Por asnjëri prej klubeve të lartpërmendura nuk shprehu gatishmëri për ta afruar pesë herë fituesin e Topit të Artë.
Në ndërkohë, Ten Hag kishte këmbëngulur vazhdimisht se Ronaldo nuk ishte në shitje, madje duke lënë të kuptohet se ai mund të luajë në United edhe pas sezonit të ri.
“Po, ai mund të luajë edhe pas këtij sezoni, por, të jemi të sinqertë, unë kam nënshkruar marrëveshje trivjeçare, por në futboll kjo është afatshkurtër”, kishte thënë trajneri holandez muaj më parë.
Ronaldo mbeti në United të paktën deri në janar dhe ai ende nuk e ka shënuar asnjë gol në sezonin e ri, duke e bërë shtatë paraqitje, pothuajse të gjitha si zëvendësues, në të gjitha garat këtë sezon.


