Drejtori i Napolit e mohon mundësinë e shitjes së Osimhenit në janar - NACIONALE

Drejtori i Napolit e mohon mundësinë e shitjes së Osimhenit në janar

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori sportiv i Napolit Mauro Meluso ka mohuar mundësinë e largimit të sulmuesit Victor Osimhen, që vazhdon të lidhet me një kalim në Premierligë.

24-vjeçari ka vazhduar me formën e mirë, duke shënuar gjashtë gola në tetë paraqitje në Serie A, edhe pse së fundmi ka marrë një lëndim muskulor dhe do të mungojë për një muaj.

Pasi realizoi 26 gola sezonin e kaluar, Osimhen mori vëmendjen e gjigantëve anglezë si Chelsea dhe Liverpool, klube të cilat po vazhdojnë ta vëzhgojnë nigerianin.

Sidoqoftë, sipas Melusos – nuk do të ketë asnjë lëvizje për sulmuesin që në vitin 2024, do të hyjë në 18 muajt e fundit të kontratës.

“Jo, s’ka shanse. Absolutisht jo”.

“Skuadra jone është shumë e mirë dhe ndihemi të qetë. Duhet të përmirësohemi, por është diçka që do ta diskutojmë më vonë. Do të bëhemi së bashku që të kuptojmë si do të shkojë dhe nëse duhet të intervenojmë”, deklaroi ai.

Kontrata e Osimhenit skadon në vitin 2025, por Napli planifikon ta bind për rinovimin e kontratës.

“Do të ketë një takim mes presidentit dhe përfaqësuesve të Osimhenit në javët e ardhshme. Është pjesë e lojës dhe na duhet pak kohë për të menduar”.

Lajme të ngjashme