Drejtori i Juventusit tregon pse nuk e transferuan Romelu Lukakun
Drejtori sportiv i Juventusit Cristiano Giuntoli tregoi se refuzuan një ofertë të Chelseas për Dusan Vlahovicin, andaj edhe shkëmbimi për Romelu Lukakun dështoi.
51-vjeçari është duke bërë ndryshime te “Zonja e Vjetër” pasi mori punën në verë, duke u larguar nga Napoli pas plot tetë viteve.
Në një intervistë për “La Repubblica”, Giuntoli fillimisht foli për punën që bëri klubi italian gjatë afatit veror.
“Allegri është pikë referencë, duhet të sjellim skuadrën në lartësinë e vetë, shpirti i lojtarëve të rinj të rikthehet me Ligën e Kampionëve”.
“Në afatin veror humbëm lojtarë me eksperiencë, por Rabiot qëndroi. Milik gjithashtu, ndërsa transferuam Weah dhe Cambiason”.
I pyetur për Romelu Lukakun, ai shtoi: “Kishim një ofertë nga Chelsea për Vlahovcin. Nuk donim ta shisnim, por disa numra do të kishte ndikuar ta pranonim ofertën. Chelsea asnjëherë nuk e mbërriti atë vlerë dhe shkëmbimi (me Lukakun) asnjëherë nuk ndodhi”.
Ndër të tjera, ai foli edhe për lidhjet me Allegrin pasi kishte shumë spekulime se raportet nuk ishin të nivelit më të lartë.
“Para se të arrija, ka pasur shkrime se lidhja jonë është e komplikuar por nuk është çështja. Allegri është referencë e madhe në këtë fazë delikate”.
“Ka arritur dy herë në Ligën e Kampionëve. Jemi ata që duhet ta sjellim Juventusin në nivelin më të lartë. Të jesh trajner është puna më e vështirë në botë, lërë me i vetëm me të gjithë peshën në krahët e tij”.
“Gjithmonë i kam mbrojtur trajnerët, provoj të kuptoj si mendojnë duke krahasuar me veten. Jam menaxher që i ndihmon trajnerët”.