Drejtori i Juventusit: Jemi të kompletuar pa Pogban - NACIONALE

Drejtori i Juventusit: Jemi të kompletuar pa Pogban

1 vit më parë

nga NACIONALE

Juventusi duket se nuk e ka në plane më mesfushorin Paul Pogba, me drejtorin Cristiano Guintoli që tha se janë të kompletuar.

31-vjeçari së fundmi deklaroi se po ëndërron për një tjetër mundësi te skuadra italiane, meqenëse do të rikthehet në fushën e gjelbër në marsin e vitit 2025.

Sidoqoftë, Guintoli ka sugjeruar se Juventusi është i kompletuar edhe pa shërbimet e yllit francez.

“Pozicioni ynë është i qartë. Pogba ka qenë lojtar i shkëlqyer, ka munguar vitin e kaluar dhe u detyruam të investojmë në lojtarë të tjerë”.

Prandaj, skuadra tani është e kompletuar”, tha ai duke konfirmuar raportimet se Juve synon t’ia shkëput kontratën në janar.

Juventusi në fakt nuk është që i ka munguar Pogba këtë sezon, duke qenë të pamposhtur në tetë paraqitjet e para në Serie A,.

Megjithatë, zyrtarisht nuk kanë lëshuar ndonjë komunikatë lidhur me të ardhmen e francezit, kontrata e të cilit skadon në qershorin e vitit 2025.

Klubet evropiane si dhe disa nga MLS-ja e Arabia Saudite tashmë kanë nisur ta vëzhgojnë situatën e lojtarit, me shpresën për ta marrë falas në afatin kalimtar të janarit.

Lajme të ngjashme