Drejtori i Interit: S’ka shanse për transferimin e Brojës - NACIONALE

Drejtori i Interit: S’ka shanse për transferimin e Brojës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Interit Ausilio ka mohuar mundësinë për transferimin e sulmuesit Armando Broja gjatë afatit të janarit

Gjatë ditës së sotme ka pasur spekulime të shumta që Broja është në ‘radarin’ e skuadrës italiane, si përforcim i mundshëm në afatin dimëror.

Sidoqoftë, Ausilio i ka hedhur menjëherë poshtë këto raportime duke deklaruar se është e pamundur që shqiptari t’iu bashkohet dimrit.

“Ne nuk do ta transferojmë Armando Brojën në janar. Jemi të lumtur me sulmuesit që kemi”.

E njohim Brojën shumë mirë, sapo është kthyer dhe së fundmi edhe shënoi gol, por nuk ka shanse ta shohim duke iu bashkuar Interit”, deklaroi ai.

Pas një lëndimi afatgjatë, Broja u rikthye te Chelsea me gol në ndeshjen e parë si titullar ndaj Fulhamit mirëpo pastaj në ndeshjen e dytë zhvilloi një paraqitje të zbehët me Pochettinon që e largoi pas 45 minutave.

Broja tani ka nisur të rigjejë formën më të mirë të mundshme dhe që është ftuar te kombëtarja e Shqipërisë në dy përballjet e tetorit, ndaj Republikës Çeke dhe Moldavisë.

Lajme të ngjashme