Drejtori i Bayernit për Aruajon: Ka bisedime
Drejtori i Bayern Munichun Christoph Freund ka pranuar se është duke biseduar me mbrojtësin e Barcelonës Ronald Araujo, por ka refuzuar të jep detaje.
Gjiganti gjerman e ka bërë prioritet yllin uruguaian, me trajnerin Thomas Tuchel që e sheh si ideali sidomos pas lëndimit afatgjatë të Matthijs de Ligt.
Diskutimet me Barcelonën nuk kanë nisur shkaku që Aruajo ende s’ka pranuar t’i bashkohet blaugranasve, megjithatë nga klubi gjerman kanë konfirmuar bisedimet me mbrojtësin.
“Nuk dua të bëj ndonjë komunikatë lidhur me këtë situatë. Afati kalimtar po afron”.
“Në përgjithësi, ka disa bisedime megjithatë nuk dua të flas ndonjë gjë në detaje”, tha ai për “Sport1”.
🚨 Bayern director Christoph Freund on Ronald Araújo: “I don’t want to make a statement on that”.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) December 11, 2023
“The transfer window is approaching. Generally speaking — there are some talks, but I don't want to say anything about that in detail”, told @kerry_hau. pic.twitter.com/ZCi3ZqW9vG
Mediat spanjolle raportojnë se Araujo është i interesuar për të qëndruar në “Camp Nou” deri në fundin e sezonit, pastaj do ta konsiderojë të ardhmen.
Projekti i gjermanëve duket se është mjaftë tërheqës për lojtarin dhe nëse Barcelona vazhdon me këtë formë të dobët, atëherë ekziston mundësia që të jetë sezoni i fundit në Spanjë.