Dortmundi dënohet me 20 mijë euro pasi kishte vonuar fillimin e ndeshjes për një minutë
Borussia Dortmund është gjobitur me 20 mijë euro nga Federata Gjermane e Futbollit, për shkak se vonuan për një minutë fillimin e një ndeshje të Bundesligës.
DFB kishte paraqitur një ankesë zyrtare kundër Dortmundit pasi kapiteni Gregor Kobel ishte vonuar në hedhjen e monedhës në Red Bull Arena për përballjen e tyre kundër RB Leipzig më 27 prill.
Dortmundi tha në një deklaratë se vonesa ishte për shkak të "një grumbullimi të ekipit të Dortmundit përpara fillimit të lojës, i cili nuk ishte deklaruar më parë në DFL (Liga Gjermane e Futbollit) në orarin e ditëve të ndeshjes."
Leipzig fitoi 4:1 ndeshjen në Red Bull Arena. Jadon Sancho kishte kaluar Dortmundin në avantazh në minutën e 20-të përpara se skuadra vendase të luftonte për të marrë të tre pikët.
Dortmundi, i cili përfundoi i pesti në Bundesligë këtë sezon, arriti në finalen e Ligës së Kampionëve. Ata humbën 2:0 kundër Real Madridit të shtunën.
Pas humbjes së klubit gjerman, trajneri i Dortmundit tha se Sancho do të luajë në një tjetër finale të Ligës së Kampionëve në karrierën e tij, por shtoi se nuk e di nëse e ardhmja e anësorit të huazuar të Manchester United do të jetë me skuadrën e Bundesligës.