Dortmund po e rrezikon titullin në xhiron e fundit, Mainz në epërsi të dyfishtë
Borussia Dortmund është duke bërë gabimin e madh krejt në fund pasi po pëson humbje nga Mainz.
“Verdhëzinjtë” janë në disavantazh prej dy golave pas vetëm 24 minutave lojë nga Mainz 05.
Mysafirët kaluan në epërsi me anë të Hanche-Olsen që u asistua nga Fernandes.
Dortmund pati rastin e artë ta barazonte rezultatin mirëpo Sebastian Haller dështoi nga pika e bardhë.
Kësisoj, vetëm pesë minuta më vonë Mainz dyfishoi epërsinë me anë të Onisiwo që realizoi me kokë pas një harkimi të Lee Jae-Sung.
Në rast që Dortmund dështon ta përmbysë atëherë Bayern Munich do të shpallet kampion pasi është në epërsi ndaj Kolnit.