Dortmund mposht Bruggen, fiton edhe PSG-ja
Borussia Dortmund i ka marrë pikët e plota në udhëtim te Club Brugge (0:2) derisa PSG në momentet e fundit arriti ta mposhtë Gironan, në kuadër të Ligës së Kampionëve
“Berdhëzinjtë” shënuan një fitore me rezultat 0:3, sfidë që doli të jetë shumë interesante.
Club Brugge ishte shumë herë më e mirë në pjesën e parë, duke pasur raste të njëpasnjëshme duke nisur nga Onyedika, e deri te Tzolis që dështuan të shënonin nga afërsia.
Sidoqoftë, Dortmundi u këndell në pjesën e dytë për t’i fituar pikët e plota. Ishte Jamie Nynoe-Gittens që përfitoi nga një devijim i mbrojtësit për ta kaluar gjigantin gjerman në epërsi (76’).
I njëjti pastaj dribloi për mrekulli kundërshtarin dhe me një goditje precize e la Mignoletin të shtangur për ta dyfishuar epërsinë (86’).
Fitoren e Dortmundit e vulosi në fund sulmuesi Guirassy duke realizuar nga pika e bardhë (90+3').
Në anën tjetër, PSG krejt vonë e shijoi fitoren në derbin ndaj Gironas, me rezultat minimal 1:0.
Edhe pse luajtën shumë më mirë, mos konkretizimi i rasteve bëri që “Parisienët” të ndahen vetëm me një pikë.
Marco Asensio rrezikoi në fillim pas një pasimi preciz të Zaire-Emery, mirëpo që nuk e finalizoi.
Ousmane Dembele gjithashtu kishte disa raste shënimi, njësoi si Achraf Hakimi sidoqoftë asnjëra prej tyre s’shkoi në rrjetë.
Kur mendohej se Girona fitoi një pikë, në skenë doli Nuno Mendes që përfitoi nga gabimi i portierit spanjoll për t'ia arkëtuar pikët e plota PSG-së (90').