Dortmund e refuzoi yllin e Chelseas në verë
Chelsea e kishte ofruar mbrojtësin Ben Chilwell te Borussia Dortmundi në verë, mirëpo që klubi gjerman e refuzoi shansin për ta transferuar.
Chilwell ishte ndër lojtarët e njoftuar nga Chelsea se nuk janë pjesë e projektit, andaj ishte i lirë për t’u bërë me skuadër të re gjatë afatit të kaluar veror.
Sipas “Sky Deutschland”, bordi i Dortmundit diskutoi ofertën për anglezin ngase “Blutë” i kontaktuan në verë, mirëpo pastaj vendosen kundër kësaj lëvizjeje.
Ramy Bensebaini duket se e ka arritur vendin si mbrojtësi i parë i majtë i Dortmundit në fazat e hershme të sezonit, por alternativat e mundshme janë të pakta në terren në “Signal Iduna Park”.
Julian Ryerson është një opsion për Dortmundin, megjithëse ka shumë më tepër përvojë duke luajtur si mbrojtës i krahut të djathtë.
Raporti pretendon se largimi i mundshëm mes Chilwell dhe Chelsea mbetet 'opsioni më i mundur' përpara afatit kalimtar të janarit.
Dortmundi nuk e ka përjashtuar mundësinë që të kthehet në tregun e transferimeve për t'u forcuar në krahun e majtë këtë dimër, por mbetet të shihet nëse hierarkia e klubit do të ndryshojë qëndrimin e tyre ndaj Chilwell.
Anglezi ka ende tre vjet në kontratën aktuale me “Blutë”. Pasi iu bashkua Chelseat nga Leicester City për një tarifë prej rreth 50 milionë funte në vitin 2020, Chilwell ka zhvilluar 107 paraqitje në të gjitha garat.