Dortmund e eliminon PSV-në, kualifikohet në çerekfinale - NACIONALE

Dortmund e eliminon PSV-në, kualifikohet në çerekfinale

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Borussia Dortmund me mund ka eliminuar PSV-në për ta siguruar ‘biletën’ për në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Pasi ndeshja e parë përfundoi me rezultat 1:1, Dortmund fitoi me rezultat 2:0 për t’u kualifikuar tutje.

Dortmund e nisi shumë më mirë që nga fillimi, duke kaluar pas vetëm tre minutave lojë epërsi me një gol nga distanca të Jadon Sanchos.

Dortmund kishte edhe disa raste tjera shënimi përmes Donyell Malen, mirëpo ky i fundit dështoi t’i finalizonte pavarësisht mundësive të shumta.

Pjesa e dytë ishte më e barabartë, me PSV-në që e nisi më mirë duke tentuar me Lozanon e Teze por larg konkretizimit.

Dortmund në fakt shënoi sërish me Niclas Fullkrug, por që goli u anulua për një pozitë jashtë loje (77’).

Skuadra gjermane fitoren e vulosi krejt në fund përmes Marco Reus (90+5').

Kësisoj, Dortmund bëhet skuadra më e fundit që siguron avancimin në çerekfinale dhe kundërshtarin do ta mësojë të premten.

Lajme të ngjashme