Donat Rrudhani më i miri! Notat e lojtarëve në fitoren e thellë të Kosovës
Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore të thellë në udhëtim te Qipro, me rezultat 0:4.
“Dardanët” u këndellen pas humbjes turpëruese në Prishtinë, duke dhënë leksion nga minuta e parë.
Donat Rrudhani është vlerësuar si “Lojtari i ndeshjes” me notën 8.7 pasi asistoi dy herë, si dhe fitoi penalltinë, ku Vedat Muriqi e kaloi Kosovën në epërsi (9’).
Pas tij, notën më të lartë e kishte Ermal Krasniqi që u vlerësua me 8.1, ndjekur nga Amir Rrahmani me 7.8.
Përndryshe, më i dobëti ishte lojtari i Qipros Tzionis si dhe portieri Mall, që u vlerësuan vetëm me 5.4.
Notat e lojtarëve për dy skuadrat:
Ndërkohë, Kosova ndeshjen e radhës e zhvillon në muajin tetor si mysafir i Lituanisë.