Theu rekordin shtetëror, por Adel Shaboviq e përfundon garimin në Lojërat Olimpike Paris 2024 - NACIONALE

Theu rekordin shtetëror, por Adel Shaboviq e përfundon garimin në Lojërat Olimpike Paris 2024

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Përkundër paraqitjes dinjitoze të garuesit kosovar, Adel Shaboviq, në 100 metra not në stilin e lirë, ai është eliminuar nga Lojërat Olimpike Paris 2024.

Shaboviq doli i dytë në baterinë e tretë, duke përfunduar 100 metra për 51,77 sekonda, 56 sekonda prapa liderit të baterisë, Zaid Faisal Alsarraj.

Ky është një rezultat fantastik për kosovarin, që pritet të marrë pikë të mira, që në Lojërat Olimpike të ardhshme të vijë me normë olimpike.

Në të njëjtën bateri ishte edhe Grisi Koxhaku nga Shqipëria, që përfundoi në vendin e pestë.

Kështu, përkundër paraqitjes dinjitoze të 21-vjeçarit kosovar, ai eliminohet këtu në Lojërat Olimpike Paris 2024, pasi garuesit nga bateritë 8, 9 dhe 10 kishin kohë shumë më të mirë, duke rrëmbyer 16 pozitat që dërgojnë në gjysmëfinale.

Shaboviq e zë vendin e 58-të në listën përfundimtare nga 10 bateritë kualifikuese në Paris La Defensa Arena.

Kujtojmë se rezultati që arriti sot 21-vjeçari, është rekord shtetëror.

Lajme të ngjashme