“Do të të bëja të shënoje afro 40 gola”, gazeta italiane zbulon bisedën e Inzaghit me Ronaldon
Trajneri i Interit Simeone Inzaghi thuhet se i ka thënë Cristiano Ronaldos se do të shënonte afro 40 gola në fanellën ‘neurazzure’ nëse nuk do të shkonte në Arabi.
Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, Inzaghi ishte takuar me Cristiano Ronaldon në fundin e qershorit ku e kishte pyetur për kalimin te Al Nassr.
Gjithnjë në bazë të raportimit, biseda e tyre kishte shkuar rreth gjysmë ore, ku Inzaghi edhe i kishte thënë: “Cristiano, pse shkove në Arabi? Do të të bëja të shënoje rreth 40 gola”.
Pas dyshimeve për të ardhmen në janar sa ishte te Man United, Inter dhe AC Milan ishin përmendur si dy destinacionet e mundshme për Ronaldon por që asgjë s’doli të jetë konkrete.
Në fakt, Ronaldo vendosi t’i jep fund qëndrimit në Evropë për t’iu bashkuar Al Nassr – ku i ka ndihmuar klubit arab të kualifikohet në finalen e Ligës së Kampionëve arabe për herë të parë në histori.
Deri me tani portugezi s’ka fituar trofe te Al Nassr, prandaj ky mund të jetë trofeu i parë në fanellën e tyre.
Përndryshe, Ronaldo e ka bërë të qartë muaj më parë se nuk e mendon rikthimin në Evropë duke e quajtur si ‘periudhë të përfunduar’.
