“Do të na mungosh”, bashkëlojtarët e Rapidit i dërgojnë mesazh Albion Rrahmanit
Sulmuesi Albion Rrahmani do t’i mungojë Rapid Bukureshtit, kështu tha portieri i skuadrës rumune Horatiu Modovan.
Kosovari e kishte nisur për mrekulli sezonin te Rapid, duke realizuar gjashtë gola dhe dhuruar dy asistime në shtatë paraqitjet e para.
Sidoqoftë, derisa ishte duke përfaqësuar Kosovën në përballjen ndaj Andorrës, Rrahmani pësoi një lëndim serioz ku u nevojit operacioni dhe do të mungojë për disa muaj.
Moldovan për mediat rumune ka deklaruar se Rrahmani do t’i mungojë dhe shpreson që të kthehet sa më parë në fushë.
“Mendoj se do të na mungojë pak. Jemi duke e pritur me krahë hapur sa më shpejtë që të jetë e mundur”.
“I mora lajmet sapo hyra në autobus dhe më shqetësoi. I shkrova, ai nuk më ktheu përgjigje dhe diskutova me disa anëtarë të klubit. Shpresoj që të gjithë se është lëndim i thjesht”, tha ai për “Orange Sport”.
Rapid Bukuresht kishte konfirmuar menjëherë pas lëndimit se Rrahmani u operua menjëherë dhe nuk do të kthehet para vitit 2024.
“Albion u operua më sukses, psiqikisht është shumë i fortë dhe gati që të kthehet në fushë. Kthehu më i fortë Lewa”.
“Është moment jo i mirë për të dhe Rapidin, pasi një ndër sulmuesit më të mirë nuk do të kthehet deri në fillimin e vitit 2024”.