“Do të jem profesionist”, Ronaldo thotë se do ta respektojë vendimin e Martinez edhe nëse mbetet në stol - NACIONALE

“Do të jem profesionist”, Ronaldo thotë se do ta respektojë vendimin e Martinez edhe nëse mbetet në stol

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Cristiano Ronaldo thotë se do ta respektojë plotësisht vendimin e përzgjedhësit Roberto Martinez, edhe nëse kjo nënkupton të mbetet në stol.

Ronalo po shikon ta fitojë Kampionatin Evropian për herë të dytë në karrierë, me Portugalinë që vlerësohet si një ndër favoritët e turneut.

Sidoqoftë, ka pasur debate të shumta se nëse Ronaldo duhet të jetë në stol dhe të lërë yjet si Diogo Jota ose Gonçalo Ramos të nisin para tij.

Në Kupën e Botës 2022, Ronaldo shënoi vetëm një gol në pesë paraqitje që erdhi nga penalltia dhe u la në stol nga Fernando Santos, ndërsa ky vendim e la sulmuesin shumë të nervozuar.

Megjithatë, para “Euro 2024”, 39-vjeçari thotë se do të mbetet 100 për qind profesional edhe nëse Martinezi vepron si ish trajneri.

Jam i përgatitur, gjithmonë përgatitem në mënyrën më të mirë. Do të jem gjithmonë gati për të ndihmuar shtetin dhe respektoj vendimin e trajnerit”.

Mendimi duhet të jetë që ta fitojmë Evropianin, të jemi pozitiv, hap pas hapi. Ëndrra është falas dhe kjo skuadër ka talentin për të ëndërruar. Asgjë nuk mund të arrihet pa punë, duhet të punojmë dhe luftojmë”.

Ronaldo është golashënuesi më i mirë në histori të Kampionatëve Evropiane me 14 gola, ndërsa ky turne pritet të jetë i fundit.

Nuk e di edhe sa vite kam në futboll. Është dhuratë të luaj vit pas viti, pas moshës 35-vjeçare”.

Jam 39 vjeç dhe po e shijoj. Të shënosh për kombëtaren është e veçantë. Kombëtarja është dashuria e jetës, ta fitoj Evropianin është ëndërr”.

Të luaj për kombëtaren është pasion, dashuri. Secila lojë është e veçantë, Kampionati Evropian është i veçantë, do të jetë i gjashti për mua, që gjithashtu është rekord”, deklaroi ai.

Portugali ndodhet në grupin F, ndërsa e nis ndaj Republikës Çeke të martën para se të përballet me Turqinë dhe Gjeorgjinë.

Lajme të ngjashme