Djali i David Beckham nënshkruan kontratë me skuadrën angleze, largohet nga Inter Miami
Romeo Beckham, djali i legjendës David Beckham, i është bashkuar skuadrës së Brentford në një marrëveshje një vjeçare nga Inter Miami, me yllin e ri në ardhje që u largua nga skuadra e babait të tij, Inter Miami.
20-vjeçari që luan si anësor i djathtë, e fitoi kontratën e tij të përhershme, pasi pati një huazim gjashtë mujor shumë të mirë te skuadra B në sezonin e kaluar, aty ku edhe do të luajë në sezonin e ardhshëm.
✍ Romeo Beckham has joined #BrentfordB on a permanent contract from Inter Miami 🙌 pic.twitter.com/YFjxc368WE
— Brentford FC (@BrentfordFC) June 17, 2023
I riu u bashkua në formë huazimi në janar nga Inter Miami që është në pronësi të Beckham. Ai shënoi golin e tij të parë për skuadrën e dytë të Brentford në shkurt dhe duket se ka bërë mjaftueshëm për t'i bindur ata që t'i japin atij një kontratë të përhershme. Kuptohet se londinezët do t'i paguajnë një tarifë të vogël kompensimi klubit të tij mëmë Miami për të siguruar shërbimet e tij në baza të përhershme.

Raportohet gjithashtu se Romeo ka pranuar të qëndrojë me klubin me bazë në Londër për të qëndruar më pranë të dashurës së tij Mia Regan, me të cilën ai ka më shumë se tre vjet që është në një lidhje.

Anësori anglez 20-vjeçar do të kalojë sezonin 2023-24 duke luajtur për ekipin B të Brentfordit, ku do të vazhdojë përparimin e tij teksa kërkon të tërheqë vëmendjen e trajnerit të ekipit të parë, Thomas Frank.