Ditë zie në Kosovë, shtyhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës - NACIONALE

Ditë zie në Kosovë, shtyhen ndeshjet gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

1 javë më parë

nga NACIONALE

Shtëpia e futbollit në Kosovë, FFK, ka vendosur që ndeshjet e kthimit në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, të shtyhen.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, shpalli ditë zie ditën e nesërme, dhe si rrjedhojë ndeshjet e planifikuara për nesër nuk do të zhvillohen.

Më 17 prill (e mërkurë), ishte paraparë që të zhvilloheshin takimet mes Ballkanit e Suharekës dhe Dritës e Prishtinës, për t'u mësuar finalistët.

Ende nuk ka ndonjë datë të konfirmuar, por këto ndeshje priten të zhvillohen pas një jave, më saktësisht më 24 prill, siç u njoftua në faqën zyrtare të klubit të Prishtinës.

Kujtojmë që Ballkani fitoi me vështirësi në ndeshjen e parë ndaj Suharekës në momentet e fundit, ndërsa takimi tjetër mes Prishtinës e Dritës kishte përfunduar me barazim pa gola.

Lajme të ngjashme