Dita e ndeshjes: Shqipëria kërkon fitore ndaj Ukrainës - NACIONALE

Dita e ndeshjes: Shqipëria kërkon fitore ndaj Ukrainës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Shqipërisë do t’i synojë pikët e plota në përballjen ndaj Ukrainës, në kuadër të Ligës së Kombeve, grupi B.

“Kuq e Zinjtë” do ta kenë qëllim kalimin në grupin A të Ligës së Kombeve, por që nuk do të jetë e lehtë ngase përballen me skuadra si Ukraina, Repulika Çeke dhe Gjeorgjia.

Fillimisht, skuadra e drejtuar nga Sylvinho është mysafir i Ukrainës, ndeshje që do të nis me fillim nga ora 20:45.

Ukraina vlerësohet si favorit në fakt, ngase ndodhet në renditjen e FIFA-s më mirë dhe kuptohet, luan pranë tifozëve.

Mbetet të shihet nëse “Kuq e Zinjtë” do ta arrijnë t’ia dalin, për ta nisur këtë aventurë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Lajme të ngjashme